Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në orën e para të mëngjesit sot, 14 qershor, në rrugën “Haki Husha”, në Tiranë.
Lënda plasëse, siç shkruan, Tvklan, ishte vendosur në portën e jashtme të një banese, ndërsa nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Arsyet e vendosjes së lëndës plasëse janë ende të paqarta, ashtu si dhe autori që fshihet pas ngjarjes, ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
“Rreth orës 04:45, në rrugën “Haki Husha”, Mjull-Bathore, dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse në portën e jashtme të banesës së shtetasit D. S., duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin e policisë shqiptare.