August 25, 2026
1 min read

Shqipëria me fluks rekord turistësh: Afro 2 milionë të huaj hynë në korrik

Rreth 2 milionë shtetas të huaj kanë hyrë në Shqipëri gjatë muajit korrik 2026, duke shënuar rritje prej 7.1 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas INSTAT, gjatë korrikut janë regjistruar 1 milion e 955 mijë e 99 hyrje të shtetasve të huaj. Pjesa më e madhe e tyre, mbi 1.83 milionë, kanë ardhur nga Evropa, ndërsa dominon Evropa Jugore me mbi 1.17 milionë hyrje.

Rreth 99 për qind e hyrjeve janë bërë për qëllime personale, kryesisht për pushime, vizita te të afërmit, trajtime shëndetësore, arsye fetare dhe tranzit.

Ndërkohë, hyrjet për qëllime biznesi dhe aktivitete profesionale kanë shënuar rënie prej 8.9 për qind krahasuar me korrikun e vitit 2025.

Nga janari deri në korrik, Shqipëria ka regjistruar mbi 7 milionë hyrje të shtetasve të huaj, 6.5 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Latest from Blog

Go toTop