Gjykata Penale në Tiranë ka nisur shqyrtimin e kërkesës për caktimin e masës së sigurisë ndaj shtetases turke Julide Yazici, e cila kërkohet nga autoritetet turke.
Yazici është dënuar nga Gjykata e Stambollit me 4 vite e 2 muaj burg për veprat penale “Dhënia e ndihmës logjistike për organizatë terroriste” dhe “Pjesëmarrja në grupe terroriste”.
Prokuroria pritet të kërkojë masën e sigurisë “arrest në burg” deri në mbërritjen e dokumentacionit për procedurën e ekstradimit nga Turqia.
32-vjeçarja u arrestua në aeroportin e Rinasit, gjatë udhëtimit nga Franca drejt Shqipërisë, pasi rezultoi se ishte person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankara.
Pas vendimit për masën e sigurisë, gjykata do të shqyrtojë edhe kërkesën e autoriteteve turke për ekstradimin e saj.
Sipas informacioneve të policisë, shtetasja turke kishte përfituar azil politik në Francë, duke pretenduar se në Turqi i rrezikohej jeta.