August 10, 2026
1 min read

Shqipëria reagon ndaj Vuçiqit për lumin Ibër: “Uji nuk mund të përdoret si presion politik”

Shqipëria ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër.

Ministri i Jashtëm shqiptar, Ferit Hoxha, ka thënë se një veprim i tillë nuk mund të bëhet në mënyrë të njëanshme, pasi mund të ndikojë drejtpërdrejt në Kosovë, përfshirë furnizimin me ujë, mjedisin dhe sigurinë ujore.

Hoxha ka theksuar se Serbia duhet të respektojë të drejtën ndërkombëtare, të konsultohet me Kosovën dhe të bëjë vlerësim të plotë të ndikimit ndërkufitar.

Uji nuk mund të përdoret si instrument presioni politik dhe as si mjet për të ndëshkuar një vend apo një popullsi tjetër”, ka deklaruar Hoxha.

Ai ka shtuar se Shqipëria mbështet të drejtën e Kosovës për siguri dhe mbrojtjen e burimeve ujore, duke kërkuar që çështje të tilla të zgjidhen përmes dialogut dhe bashkëpunimit, e jo përmes veprimeve të njëanshme.

Latest from Blog

Go toTop