July 22, 2026
1 min read

Shtëpia në “Rrugën A”, Rama jep sqarime: Ndërtim pa leje në pronë komunale

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar lidhur me rastin e shtëpisë në “Rrugën A”, duke theksuar se objekti ishte ndërtuar pa leje dhe ndodhej në pronë komunale.

Ai bëri të ditur se familjet që banonin aty ishin evakuuar para dy vitesh për shkak të punimeve në “Rrugën A” dhe rrezikut nga rrëshqitja e dheut. Sipas tij, Komuna e Prishtinës vazhdon të mbulojë shpenzimet e qirasë për familjet e evakuuara.

Sipas raportimit të Demantim News, Rama u bëri thirrje qytetarëve të mos hyjnë në zonën ku po zhvillohen punimet, duke theksuar se ajo mbetet e rrezikshme dhe është pronë e Komunës së Prishtinës.

Në reagimin e tij, ai shtoi se prona komunale gëzon të njëjtën mbrojtje ligjore dhe duhet të respektohet njësoj si çdo pronë tjetër.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop