May 23, 2026
1 min read

Shtetasi serb sulmon dy të mitura në Leposaviq

Një shtetas i Serbisë ka sulmuar fizikisht dy të mitura në Leposaviq.

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas sulmit, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

“I dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, ka sulmuar fizikisht dy të mitura”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të pa njohur. Ndërsa  viktimat nuk kanë kërkuar ndihmën mjekësore. Rasti nën hetime”.

Latest from Blog

Vijojnë punimet në urën mbi lumin Ibër

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po vazhdon mbikëqyrjen e rregullt të projekteve infrastrukturore në terren. Sipas njoftimit, gjatë inspektimit të zhvilluar sot në urën që lidh Zhabarin me Gushacin, u konstatua se
Go toTop