Komuna e Shtimes do të përfitojë 255 mijë euro për zbatimin e projektit të banimit social adekuat.
Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli-Dalipi, ka njoftuar se ka nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit me kryetarin e Shtimes, Qemajl Aliu, për realizimin e projektit.
Sipas saj, investimi synon përmirësimin e kushteve të banimit për familjet në nevojë dhe sigurimin e një jetese më të denjë për qytetarët.
Pacolli-Dalipi tha se institucionet po vazhdojnë investimet në banimin social adekuat, me synim krijimin e kushteve më të mira të jetesës për familjet që kanë nevojë për mbështetje.