Seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit është shtyer për orën 14:00.
Kështu ka bërë me dije kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e cila i lexoi edhe ligjet që obligojnë opozitën të marrin pjesë në seancë.
Duke qenë se as PDK, LDK e AAK nuk morën pjesë në seancën e orës 10:00, e që nisi në ora 11:00, Haxhiu iu dha edhe disa orë opozitës që të reflektojnë dhe të marrin pjesë në seancë, shkruan Demantim News.
Se a do e bëjnë ata këtë gjë, pritet të shihet në ora 14:00.