Imami i Xhamisë së lagjes së “Muhaxherëve” në Prishtinë, Baki Imeri ka treguar për gjendjen shëndetësore të haxhilerëve kosovarë në Haxh.
Për emisionin “Ora Shtatë”, imami Imeri tha se të njëjtit janë shënosh e mirë dhe pritet të kthehen në Kosova pas dy ditësh.
“Gjendja e haxhinjëve të Kosovës, është gjendje e mirë shëndetësore. Kanë kapërcyer ritualin e Arafatit dhe të gjithë janë kthyer shëndoshë e mirë. Ata do të qëndrojnë në hotel deri në namazin e akshamit, ku së bashku me udhëheqësit dhe BIK-un do të vizitojnë Qaben”, tha imami Imeri.
Ai shtoi se haxhilerët kosovarë do të qëndrojnë edhe për dy ditë në vendin e shenjtë, ku më pas dhe do të përfundojnë Haxhin.