Nën masa të rrepta sigurie, ka nisur seanca gjyqësore për rastin “Capat–Sekiraqa”, duke reflektuar ndjeshmërinë dhe profilin e lartë të këtij procesi.
Në ambientet e gjykatës janë shtuar forcat policore dhe kontrollet e detajuara.
Ndryshe përleshja që kishte filluar në muajin mars të vitit 2024 në Prishtinë në mes grupit Capat dhe Sekiraqa u kulmua më 1 shtator në lagjen “Aktash” ku grupet patën një përleshje më armë zjarri nga e cila u zbrazën mbi 100 plumba, e ku mbeti i vrarë në vend një person, kurse 5 të tjerë të plagosur.