July 28, 2026
1 min read

Siguria në Kosovë, në qendër të diskutimeve mes KFOR-it dhe NATO-s

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka pritur në Kampin Novo Sellë komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, admiralin George M. Wikoff.

Gjatë vizitës, admirali Wikoff është informuar për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe angazhimin e përditshëm të KFOR-it për ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët.

Ai ka zhvilluar takime me pjesëtarë të misionit, ndërsa së bashku me komandantin Ulutaş ka realizuar edhe një fluturim vëzhgues me helikopter përgjatë vijës kufitare administrative (ABL), ku janë prezantuar aktivitetet e patrullimit dhe prania e trupave të KFOR-it në këtë zonë.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop