August 20, 2026
1 min read

Sindikata e KEK-ut reagon pas vdekjes së Arbenit Ahmetit: U nda nga jeta në krye të detyrës

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës ka reaguar pas vdekjes së punëtorit të KEK-ut, Arbenit Ahmeti, i cili humbi jetën sot në vendin e punës.

Ahmeti dyshohet se ra në kontakt me tensionin elektrik gjatë kryerjes së detyrave të tij, duke pësuar lëndime të rënda që rezultuan fatale.

Përmes një reagimi, Sindikata ka bërë të ditur se lajmin për vdekjen e kolegut të tyre e kanë pranuar me dhimbje të thellë.

“Arbeniti u nda nga jeta në krye të detyrës, duke lënë pas dhimbje të madhe te familja, kolegët dhe të gjithë ata që patën rastin ta njohin dhe të punojnë me të”, thuhet në reagim.

Sindikata u ka shprehur ngushëllime familjes Ahmeti, të afërmve, miqve dhe kolegëve të tij, duke theksuar se humbja e një punëtori në vendin e punës është dhimbje për të gjithë komunitetin e KEK-ut.

Latest from Blog

Go toTop