July 23, 2026
1 min read

Skandali në MPB, lejeqëndrime kundrejt parave – dalin detaje

Një skemë e dyshuar korruptive në Ministrinë e Punëve të Brendshme dyshohet se u mundësonte shtetasve të huaj të pajiseshin me lejeqëndrimi në mënyrë të kundërligjshme, në këmbim të përfitimeve financiare.

Pas disa muajsh hetime të zhvilluara nga Policia e Kosovës dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, katër persona janë arrestuar në një aksion të realizuar në Drejtorinë për Shtetësi, Azil dhe Migrim.

Sipas raportimit të Demantim News, të dyshuarit përballen me akuza për keqpërdorim të pozitës zyrtare, falsifikim të dokumenteve zyrtare, marrje dhe dhënie ryshfeti.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se, sipas dyshimeve fillestare, aktiviteti i kundërligjshëm ka zgjatur rreth një vit, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe përfitimeve të mundshme financiare janë ende në vazhdim.

Me vendim të prokurorit, tre të dyshuar janë ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj një të dyshuare procedura do të zhvillohet në gjendje të rregullt.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop