Aktorja kolumbiane Sofia Vergara ka shprehur solidaritetin e saj me popullin e Kolumbisë pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin.
Sipas raportimeve, tërmeti me magnitudë 7.4 ka shkaktuar të paktën 132 viktima dhe mbi 480 të plagosur.
Vergara ka publikuar një mesazh në Instagram, duke iu drejtuar qytetarëve të prekur nga tragjedia dhe familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre.
“Si kolumbiane, jam thellësisht e prekur nga dhimbja e popullit tonë pas tragjedisë së sotme. Të gjithë ju që keni frikë sot, që keni humbur kaq shumë dhe që po kërkoni të dashurit tuaj – nuk jeni vetëm”, ka shkruar ajo.
Aktorja ka bërë thirrje për solidaritet, duke theksuar se Kolumbia do ta përballojë edhe këtë tragjedi së bashku. Më herët, edhe këngëtarja Shakira kishte shprehur mbështetje për bashkatdhetarët e saj.