Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka treguar se në gjysmëfinalen e Kupës së Botës mes Anglisë dhe Argjentinës do të jetë në përkrahje të anglezëve.
Osmani ka thënë se më herët kishte simpati për Zvicrën, veçanërisht për shkak të futbollistit shqiptar Granit Xhaka, por eliminimi i tyre nga Argjentina ka bërë që ajo të ndryshojë preferencë.
“Aty definitivisht jam me Anglinë. Deri vonë kam qenë me Amerikën edhe me Zvicrën për arsye që dihen, sepse gjithmonë jam me Amerikën. Edhe e dyta për shkak të Granit Xhakës në Zvicër. Gjithmonë e kemi përkrahur ekipin e Zvicrës, e tash fatkeqësisht pas eliminimit të padrejtë të Zvicrës e dimë sigurt që me Argjentinën s’jemi”, ka deklaruar Osmani.
Ajo ka thënë se si alternativë mund të përkrahë edhe Francën apo Anglinë, duke vlerësuar futbollin e të dyja kombëtareve.
Ish-presidentja ka treguar gjithashtu se futbollin e ndjek që nga fëmijëria dhe se këtë Botëror po e shijon së bashku me familjen.
“Unë e kam përcjell prej kur kam qenë shumë e vogël çdo kampionat, edhe botëror edhe evropian. Kësaj radhe jemi kënaqur bashkë me vajzat e mia dhe bashkëshortin. Edhe atyre po u intereson shumë futbolli”, ka thënë ajo.
Osmani ka përmendur edhe Cristiano Ronaldon si një nga lojtarët e saj të preferuar, ndërsa ka theksuar se ende nuk e ka harruar eliminimin e Zvicrës dhe Granit Xhakës nga gara.
“Thash nuk ia fali që e kanë eliminuar Granit Xhakën, sepse e ka merituar Zvicra me ec përpara”, ka përfunduar Osmani.