July 21, 2026
1 min read

Sopi kërkon reagim nga Kosova pas listave serbe për ish-pjesëtarët e UÇK-së

Një lëvizje nacionaliste në Serbi ka publikuar lista me emra të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke bërë thirrje për arrestimin e tyre.

Siç raporton /Demantim News/, nënkryetari i OVL-UÇK-së, Fatmir Sopi, ka kërkuar reagim institucional nga Kosova, duke thënë se raste të tilla duhet të adresohen edhe te organizatat ndërkombëtare.

Sopi tha se në Serbi prej kohësh ekzistojnë lista ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së dhe u bëri thirrje qytetarëve, veçanërisht ish-luftëtarëve, të kenë kujdes gjatë udhëtimeve në territorin serb.

Ai vlerësoi se publikimi i këtyre listave është i panevojshëm dhe se lëvizja e lirë e qytetarëve duhet të garantohet.

Latest from Blog

Go toTop