May 17, 2026
1 min read

Sot i jepet lamtumira e fundit 29-vjeçarit që u gjet i vdekur në Ferizaj

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e djeshme ku një person ishte gjetur pa shenje jete në orët e hershme të mëngjesit.

Sot është bërë e ditur nga familjarët përmes njoftimeve në rrjete sociale, se do t’i jepet lamtumira e fundit.

Ndryshe, lajmin për vdekjen e tij një ditë më parë e kishte konfirmuar për Klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Kanun Veseli.

“Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitë policore kanë dalë në vendngjarje, së bashku me njësinë reaguese dhe hetuesit e stacionit policor. Në vendngjarje ka dalë edhe ekipi emergjent mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull 29-vjeçar” ka thënë Veseli dje.

Bëhet fjalë për Fatjon Rexhepin, 29-vjeçar nga Ferizaj.

Latest from Blog

Go toTop