Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa mijëra familje kanë mbetur pa energji elektrike pasi stuhi të fuqishme goditën disa rajone të Francës.
Sipas mediave franceze, një grua vdiq pasi u godit nga një pemë e rrëzuar, ndërsa një burrë humbi jetën pasi një punishte u përfshi nga zjarri pas goditjes nga rrufeja.
Mbi 53 mijë familje mbetën pa energji elektrike, kryesisht në rajonet Auvergne-Rhone-Alpes dhe Nouvelle-Aquitaine. Stuhitë u shoqëruan me erëra të forta, breshër dhe shkarkesa të shumta rrufesh në disa departamente të vendit, raporton Demantim News.