July 21, 2026
1 min read

Stuhi të fuqishme, Inspektorati porosit punëdhënësit të sigurojnë kranët

Pas paralajmërimeve për mot të paqëndrueshëm dhe stuhi lokale, Inspektorati Qendror i Punës u ka bërë thirrje punëdhënësve të marrin masa për sigurinë në punë.

Siç raporton /Demantim News/, Inspektorati ka kërkuar kontrollimin e pajisjeve dhe mjeteve të punës, veçanërisht në sektorin e ndërtimtarisë, ku duhet të verifikohet gjendja e kranëve dhe pajisjeve ngritëse.

Sipas IHMK-së, gjatë ditës priten vranësira konvektive, reshje lokale shiu dhe shkarkesa rrufesh në disa zona.

Latest from Blog

Go toTop