Moti i ashpër lë pa rrymë fshatra në Istog dhe Klinë
Breshëri i madh i një dite më parë ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në shumicën e fshatrave të Istogut.
Siç raporton /Demantim News/, gjendje e ngjashme është raportuar edhe në disa zona të Klinës, ku banorët thonë se kanë mbetur pa rrymë prej rreth 24 orësh.
Ndërkohë, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar për reshje shiu dhe stuhi në disa pjesë të vendit.