August 6, 2026
1 min read

Sulmi ndaj zyrtarit të IPK-së, Prokuroria ndalon dy persona

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar për 48 orë dy persona me inicialet A.D. dhe L.D., të dyshuar për përfshirje në sulmin ndaj një zyrtari të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK).

Për Demantim News, të dyshuarit ngarkohen me veprat penale “Lëndimi i rëndë trupor”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Kanosja”.

Sipas Prokurorisë, rasti lidhet me një ngjarje të ndodhur më 23 mars 2026 në Prishtinë, ku i dëmtuar ka mbetur një zyrtar i IPK-së. Pas paraqitjes së të dyshuarve në Policinë e Kosovës dhe sigurimit të provave, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e tyre.

Prokuroria ka bërë të ditur se hetimet po vazhdojnë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të rastit.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop