by
July 2, 2026
1 min read

Sulmohet me thikë dhe grabitet një shtetase e huaj në Prishtinë

Një shtetase e huaj është sulmuar me thikë dhe më pas është grabitur në Prishtinë, në një rast që po hetohet nga Policia e Kosovës.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 1 korrik 2026, rreth orës 22:00. Një person i panjohur dyshohet se e ka sulmuar me thikë viktimën dhe i ka grabitur para të gatshme si dhe një telefon mobil.

Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa më pas është liruar.

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit.

Latest from Blog

Go toTop