July 28, 2026
1 min read

Sveçla nga Zubin-Potoku: Drejtësi deri te viktima e fundit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vizituar fshatin Kalludër e Vogël në Zubin-Potok, ku po vazhdojnë gërmimet pas gjetjes së mbetjeve mortore që dyshohet se u përkasin personave të zhdukur gjatë luftës.

Sipas tij, zbulimi i lokacionit është rezultat i punës së institucioneve të sigurisë dhe bashkëpunimit me qytetarët, ndërsa paralajmëroi se hetimet dhe gërmimet do të vazhdojnë.

“Nuk do të ndalemi deri në gjetjen e trupit të fundit të personit të zhdukur”, deklaroi Sveçla.

Ai shtoi se institucionet mbeten të përkushtuara për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur dhe për vënien para drejtësisë të të gjithë përgjegjësve për këto krime.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop