by
December 12, 2025
1 min read

Tahiri: Amerika ia çeli sytë Kosovës për Ramush Haradinajn 

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se ish-komandanti i  NATO-s, Wesley Clark, dhe dëshmitarë të tjerë në Hagë, kanë kontribuar në formimin e një imazhi të qartë për Ramush Haradinajn dhe për rolin e tij në luftën për lirinë e Kosovës.

Në një intervistë të dhënë mbrëmjen e të enjtes në emisionin “Edicioni Special”, Tahiri theksoi se Amerika ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm për çlirimin e Kosovës dhe për mbështetje ndaj liderëve të Kosovës pas luftës.

“Vlera më e madhe e këtij kombi është lufta për liri. Kjo tokë, nga Gjergj Kastrioti deri në vitin 1999, nuk ka qenë e lirë, dhe liria ka ardhur falë luftës dhe falë Amerikës. Siç ka thënë Kryeministri, ‘nuk kemi nevojë për Amerikën’, por ajo ka luajtur një rol të rëndësishëm për me i çel sytë për popullin e Kosovës dhe për Ramush Haradinajn.

Wesley Clark ka treguar qartë çfarë ka bërë për lirinë dhe çfarë ka thënë Millosheviqit për këtë çështje, edhe se çka mendon për Ramush Haradinaj”, tha Tahiri.

Latest from Blog

Vijojnë punimet në urën mbi lumin Ibër

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po vazhdon mbikëqyrjen e rregullt të projekteve infrastrukturore në terren. Sipas njoftimit, gjatë inspektimit të zhvilluar sot në urën që lidh Zhabarin me Gushacin, u konstatua se
Go toTop