Shefi i GP të PDK-së, Arian Tahiri në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit ku po diskutohet për çmimet dhe faturimin e rrymës për konsumatorët, ka thënë se qytetarët janë duke paguar energjinë më shtrenjtë se sa në muajt e viteve të kaluara.
‘’Mendoj që është mirë me punu me përgjegjësi me etik, e jo me skandale me rezerva shtetërorë e të vazhdueshme me energji elektrike. Realiteti është se qytetarët secilin muaj e paguajnë energjinë elektrike më shtrenjtë se sa muajt e viteve paraprake. Kjo është keq, është turp.
Milionat po fitohen duke dëmtuar drejtpërdrejt të qytetarëve të Kosovës. Qe nga viti 2020 e këndej, çmimi i energjisë elektrike ka pasur rritje të një pas njëshme. Skandalet në sektorin e energjisë janë bë sistematike e të zakonshme’’, ka thënë ai.