Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar për situatën e krijuar në Kuvend, duke e cilësuar bllokimin e punës së institucionit si cenim të së drejtës së qytetarëve.
Ai ka theksuar se nuk do të lejojnë që të pengohet e drejta e deputetëve për të votuar në Kuvend në emër të qytetarëve.
Sipas Tahirit, çdo arsyetim për bllokimin e punës së Kuvendit mund të shihet si përpjekje për të penguar shprehjen e vullnetit të qytetarëve përmes votës.