by
April 24, 2026
1 min read

Tahiri për Eliot Engel: U bë më shqiptar se shqiptari

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka folur në seancën e parë të Kuvendit të Kosovës, e cila ka nisur në orën 10:00 dhe i kushtohet ish-kongresmenit amerikan Eliot Engel, i cili ndërroi jetë më 10 prill.

Tahiri tha se Kuvendi i Kosovës po nderon një burrë të madh të kombit amerikan i cili mbrojti më së miri të drejtat e shqiptarëve në vitet e tyre më të vështira.

“Padyshim se një ndër vlerat dhe traditat e kombit shqiptar është mirënjohja, falenderimi i miqëve të cilët kanë qenë me ne në kohë të vështira dhe në kohë të mira. Sot në këtë seancë përkujtimore po e falenderojmë një burrë të madh të kombit amerikan i cili u bë më shqiptar se shqiptari në mbrojtje të të drejtave tona në vitet më të vështira”, tha Tahiri.

Latest from Blog

Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik

Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik, policia jep detaje Persona të panjohur dyshohet se kanë vjedhur kasafortën e një xhamie në Kaçanik. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më
Go toTop