Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mungesë të investimeve në energji, si dhe për mënyrën se si ka menaxhuar me këtë sektor.
Në seancën e Kuvendit të Kosovës, Tahiri ka thënë se Qeveria Kurti e ka zëvendësuar gazsjellësin amerikan me disa bateri, që sipas tij, nuk dihet ende asnjë informacion lidhur me to.
Ai ka përmendur shifrat e larta të importit të rrymës.
“Në mes të marsit Kosova ka importu përafërsisht sa me zëvëndësuar bllokin B1, aq ka ble rrymë. 397.7 megavat për import rreth orës 3 dhe 4. Bartja e rrymës së energjisë për 24 orë nga Maqedonia e Veriut është rritë për 243 euro. Gjatë janarit 2026, 1 milion e 155 mijë euro janë importu rrymë.”, ka thënë Tahiri.
Ai ka shtuar se Kosova është në emergjencë energjetike dhe se sipas tij, duhen veprime urgjente nga institucionet e vendit.
“Jemi në një emergjencë energjetike, nëse nuk bëjmë zgjidhje qytetarët do ta kenë lakun në fyt. Sot kemi mbet në dorë të tregtarëve. Thirrja e kësaj seance është thirr vetëm me një qëllim që qeveria me i thirr mendjes”, ka thënë Tahiri.