April 20, 2026
1 min read

“Targat KS dhe kryetarët shqiptarë”/ Avokati i Vlladimir Toliqit fajëson Kurtin për tensionet në veri

Avokati Millosh Delleviq, mbrojtës i Vlladimir Toliqit, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti, përmes politikave të tij, ka ndikuar në përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës.

ipas tij, gjithçka ka nisur me çështjen e targave të regjistrimit, të cilën e cilësoi si hap të gabuar, duke pretenduar se kjo ka çuar te konflikti i armatosur në Banjskë.

Delleviq tha se qytetarët serbë kanë mundur të lëvizin me tabela të lëshuara nga Republika e Serbisë, por sipas tij, politika në Prishtinë synoi ta ndalonte këtë praktikë.

Ai shtoi se serbët nuk kanë dashur t’i zbatonin politikat e Qeverisë së Kosovës dhe se me vendimet e marra situata është përkeqësuar edhe më tej.

Sipas avokatit, kriza në veri është thelluar si rezultat i politikave të ndjekura nga kryeministri Kurti.

Latest from Blog

Go toTop