April 14, 2026
1 min read

Të burgosurit kontribuojnë në përmirësimin e hapësirave të vizitave

Të burgosurit në Burgun e Sigurisë së Lartë kanë realizuar renovimin e hapësirës së vizitorëve, duke kontribuar drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve për zhvillimin e vizitave.

Përmes angazhimit të tyre është krijuar një ambient më i rregullt dhe më funksional për të burgosurit dhe familjarët. Punimet janë mbikëqyrur nga stafi profesional i Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Ky aktivitet është pjesë e angazhimeve të vazhdueshme për përmirësimin e kushteve në institucionet korrektuese dhe fuqizimin e programeve rehabilituese përmes punës aktive të të dënuarve.

Latest from Blog

Go toTop