Martesat në Kosovë po zgjasin më pak se në kohët e kaluara.
Të dhënat më të reja të Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë për rritje të numrit të shkurorëzimeve për vitin 2025, mbi 2100, me Prizrenin që kryeson listën e komunave me më së shumti ndarje.
Avokati Jeton Halimi tha se se shumica e çifteve të divorcuara i përkasin një grupmoshe të re.
“Është bërë trend një lloj, po bëhen bashkë dhe po përfundon menjëherë në martesë, por ajo martesë po zgjat pak”, u shpreh Halimi , ku shtoi se pos kësaj, të njëjtit po kanë shpenzime të mëdha.
Opinionisti Sheki Hoxha, deklaroi se sot të rinjtë po martohen për t’u divorcuar.
“Është në trend për me u bë frajer. Duhet ndal nga dal, i ka disa procese martesa”, u shpreh ai”.
Ndërsa opinionisti, Basri Beka deklaroi se që një martesë të funksionojë duhet të ketë respekt të ndërsjellë.
“Për neve si shqiptarë, është shumë e rëndësishme familja, por ne nuk duam një grua të shtypur e sistem patriarkal”, u shpreh ai.