April 13, 2026
1 min read

Të shtëna me armë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, qëllohet një veturë

Një incident me armë zjarri është raportuar mbrëmjen e 12 prillit në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, rreth orës 22:25.

Sipas policisë, një qytetar ka raportuar se, derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij, një person i panjohur nga një automjet tjetër në lëvizje ka shtënë me armë në drejtim të tij.

Fatmirësisht, nga të shtënat është goditur vetëm pjesa e pasme e veturës dhe nuk raportohet për persona të lënduar.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja.

“Magjistralja Prishtinë-Ferizaj 12.04.2026 – 22:25. Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij, në drejtim të tij nga një veturë tjetër në lëvizje, ka shtënë me armë një person i panjohur duke qëlluar vetëm pjesën e pasme të veturës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore ku kanë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja. Në konsultim me prokurorit është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”.

Latest from Blog

Go toTop