July 25, 2026
1 min read

Temperaturat bien, hiqen kufizimet për automjetet e rënda

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se të dielën, 26 korrik, nuk do të ketë kufizime të qarkullimit për automjetet me peshë mbi 20 tonë.

Sipas ministrisë, bazuar në parashikimet zyrtare të motit, temperaturat nuk pritet të arrijnë nivelin që kërkon zbatimin e masave të përkohshme të kufizimit të qarkullimit.

Siç raporton Demantim News, Ministria do të vazhdojë monitorimin e përditshëm të kushteve meteorologjike dhe do të njoftojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë nëse do të ketë ndryshime.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop