Ambasadorja e Izraelit në Maqedoninë e Veriut, Vivian Eisen, ka publikuar pamje ku sipas saj, tregojnë një përpjekje për t’ia vënë flakën sinagogës në Shkup.
Ajo ka shpërndarë video të rastit në rrjetin social X ku shihen dy persona të dyshuar se kanë tentuar të ja vejnë flakën sinagogës.
“Një incident thellësisht shqetësues antisemit në Maqedoninë e Veriut, i pari që nga viti 1945, godet vetë vlerat e bashkëjetesës që komuniteti hebre i vlerëson. Unë mbështes komunitetin dhe u bëj thirrje autoriteteve të vendit të nxjerrin përgjegjësit para drejtësisë”, ka shkruar ambasadorja.
Në reagimin e saj, ambasadorja Eisen e ka cilësuar ngjarjen si një incident thellësisht shqetësues antisemit në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se bëhet fjalë për rastin e parë të këtij lloji, që nga viti 1945.