July 31, 2026
1 min read

Tentoi t’i fuste pa i deklaruar, Dogana zbulon medikamente në autobus

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar medikamente të padeklaruara, të fshehura në një autobus gjatë kontrolleve në Pikën e Kalimit Kufitar Dheu i Bardhë.

Për Demantim News, Dogana njoftoi se gjatë kontrollit rutinor u identifikua një hapësirë e kamufluar në shkallët e autobusit, ku ishin fshehur disa pako. Fillimisht dyshohej se ato përmbanin çaj, por pas verifikimit u konstatua se bëhej fjalë për medikamente të padeklaruara.

Sipas autoriteteve, vlera e përafërt e mallit të zbuluar është rreth 6 mijë euro. Vozitësi kishte deklaruar paraprakisht se nuk posedonte mallra për deklarim.

Autobusi është dërguar në terminalin doganor për kontrolle të mëtejshme, ndërsa procedurat janë zhvilluar në bashkëpunim me Policinë Kufitare. Dogana rikujtoi se importi i medikamenteve i nënshtrohet rregullave të veçanta ligjore dhe paralajmëroi se do të vazhdojë luftën kundër kontrabandës dhe mosdeklarimit të mallrave.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop