Një tërmet është regjistruar pasditen e sotme në Shqipëri, rreth orës 15:37, ndërsa lëkundjet janë ndier në Elbasan dhe Lushnje.
Sipas të dhënave të raportuara, epiqendra e tërmetit ka qenë rreth një kilometër në verilindje të Lushnjes, në Qarkun e Fierit.
Tërmeti ka pasur magnitudë 3.8 dhe është regjistruar në një thellësi prej rreth 10 kilometrash.
Deri tani nuk janë raportuar persona të lënduar apo dëme materiale.