April 1, 2026
1 min read

The New York Time: I thehet zemra Kosovës në shtëpinë e tyre

Gazeta e njohur amerikane The New York Times i ka kushtuar vëmendje ndeshjes vendimtare për Botërorin, në të cilën Kombëtarja e Kosovës u mposht nga ajo e Turqisë me rezultat minimal 01.

Sipas “The Athletic”, platformë sportive e kësaj gazete, pavarësisht humbjes, Kosova pritet të këndellet dhe të bëjë përpjekje të reja për kualifikim në turnetë e ardhshëm.

Mediumi amerikan ka raportuar edhe për atmosferën që mbretëroi gjatë së martës në Prishtina, duke e cilësuar si një nga ngjarjet më të mëdha sportive në historinë e vendit.

“Prishtina ishte mikëpritëse për tifozët turq, mirëpo nikoqirllëku nuk shërbeu për një natë të mirë të ekipit vendas. Fansat e tyre e bënë të pamundurën që kombëtarja jofavorite në këtë takim të bënte përpjekjen historike për të siguruar Botërorin e tyre të parë”, shkruan gazeta.

Më tej theksohet se atmosfera nisi shumë herët gjatë ditës, duke reflektuar rëndësinë e kësaj ndeshjeje për tifozët kosovarë.

“The New York Times” shkruan se kosovarët kishin shpresa të mëdha për sigurimin e një bilete në FIFA World Cup 2026, pjesërisht edhe për shkak të lidhjes historike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në artikull gjithashtu përmendet edhe ndikimi amerikan në Kosovë, duke përfshirë bulevardin dhe statujën e Bill Clinton në Prishtinë, si dhe këngën e njohur “Thank you, USA”, të frymëzuar nga roli i administratës së tij në ndërhyrjen e NATO në vitin 1999.

Në përmbyllje, “The New York Times” thekson se Kosova do të rikthehet, por kjo ndeshje mbetet një natë për t’u harruar në Prishtinë.

Latest from Blog

Go toTop