Një therje me thikë ka ndodhur sot gjatë ditës në Istog.
Demantim News merr vesh se bëhet fjalë për dy të rinj, të moshës 16-17 vjeç, ku njëri në gjendje më të rëndë është nisur për Emergjencë në Prishtinë, kurse, tjetri në Spitalin e Pejës.
Demantim News ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës në rajonin e Pejës, të cilët kanë thënë se po dyshohet për therje por nuk kanë ende detaje më shumë.
“Në rrugën Lidhja e Prizrenit në Istog afër stacionit të autobusëve, rreth orës 14:40 janë përleshur disa persona dhe janë përdorur mjetë të mprehta. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes. 3 persona janë të lënduar, një është më rëndë dhe dyshimet janë se është i lënduar prej mjetit të mprehtë. Policia ka gjetur disa dëshmi”, ka thënë Gashi.