Portieri i Belgjikës, Thibaut Courtois ka bërë një deklaratë befasuese pas eliminimit nga Kupa e Botës.
Ai tha se ka nevoj për pushim dhe nuk dëshiron të luaj për kombëtaren për një vit dhe të rikthehet në kualifikueset e EURO 2028.
“Dua të pushoj për një vit pa asnjë ndeshje me Belgjikën, dhe pastaj të luaj kualifikueset e EURO 2028 dhe EURO 2028. Nuk e di nëse Belgjika do të bjerë dakord me këtë”, ka deklarar Thibaut Courtois.
Gardiani i Real Madridi foli edhe për lëndimin që pësoi mbrëmë ndaj Spanjës, duke thënë se nuk është serioz por trajneri vendosi ta largonte nga loja.
“Më ka ndodhur edhe mua në Madrid, ku isha i lënduar, por mund të vazhdoja. Thjesht nuk mund ta largoja topin për një kohë të gjatë.
Në portë, mund të vazhdoja. Në 3 pritjet në pjesën e dytë, tashmë i kisha ato dhimbje. Trajneri vendosi dhe tha që nëse nuk do të isha në 100% formë, duhej të largohesha. I respektoj vendimet e trajnerit, nuk ka problem.”, deklaroi Courtois.