July 17, 2026
1 min read

Thirrje për bashkëpunim kundër korrupsionit, KPK kërkon rol aktiv të qytetarëve

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Arian Gashi, ka thënë se lufta kundër korrupsionit nuk mund të bëhet vetëm nga institucionet e drejtësisë, por kërkon bashkëpunim edhe nga institucionet tjera, shoqëria civile dhe qytetarët.

Gashi i bëri këto deklarata në ceremoninë e 20-vjetorit të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, duke vlerësuar rolin e saj në forcimin e transparencës dhe integritetit institucional.

Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes KPK-së dhe APK-së në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, raporton /Demantim News/.

Latest from Blog

Go toTop