July 14, 2026
1 min read

Tiranë: Sekuestrohen mbi 400 mijë euro pasuri, dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal

Policia e Tiranës ka sekuestruar dy apartamente dhe një garazh me vlerë rreth 420 mijë euro, të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale me trafikim të lëndëve narkotike.

Sekuestrimi është kryer në kuadër të operacionit të koduar “De facto”, pas një hetimi pasuror të zhvilluar nga specialistët për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë.

Sipas policisë, pasuritë dyshohet se lidhen me një 54-vjeçar, i dyshuar për përfshirje në trafikimin e narkotikëve. Hetimet po vazhdojnë për identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që mund të kenë burim kriminal.

Materialet e rastit i janë dorëzuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, /Demantim News/.

Latest from Blog

Go toTop