August 25, 2026
1 min read

“Trafiku Urban” anulon tenderin miliona eurosh për furnizim me naftë, kjo është arsyeja

 “Trafiku Urban” ka anuluar aktivitetin e prokurimit për furnizim me naftë i cili kapte shifrën prej 8 milionë e 100 mijë euro, pas vlerësimit të ofertave të pranuara.

Sipas njoftimit, në këtë procedurë ishin pranuar dy tenderë, ndërsa Komisioni i Vlerësimit ka konstatuar se ofertat e operatorëve ekonomikë nuk i përmbushnin kërkesat e përcaktuara në Dosjen e Tenderit dhe janë vlerësuar si oferta të papërgjegjshme.

Tenderi, me numër të prokurimit TU-26-3989-1-1-1, kishte për objekt furnizimin me naftë për “Trafikun Urban” të Prishtinës, ndërsa procedura ishte zhvilluar përmes një procedure të hapur, me kriter të dhënies “çmimi më i ulët”.

Në njoftim thuhet se anulimi është bërë pasi një dispozitë e Ligjit për Prokurimin Publik kërkon anulimin e aktivitetit të prokurimit.

Vendimi për anulimin e procedurës është marrë më 24 gusht 2026.

Në njoftimin për anulimin e tenderit thuhet se palët e interesuara kanë të drejtë të paraqesin ankesë pranë Autoritetit Kontraktues, në përputhje me Ligjin për Prokurimin Publik.

Latest from Blog

Go toTop