Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në Liqenin e Komanit, në zonën e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë të Tropojës.
Rreth orës 17:30, një shtetas nga Kosova, me inicialet L. D., rreth 20 vjeç, dyshohet se ka humbur jetën pasi është mbytur teksa po lahej në liqen.
I riu ndodhej së bashku me disa miq në momentin kur ndodhi ngjarja.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë grupet hetimore, të cilat po punojnë për të dokumentuar rrethanat e plota dhe për të sqaruar se si ka ndodhur tragjedia.