Një grua 25-vjeçare, e cila ishte shtatzënë, ka humbur jetën në rrethana tragjike në fshatin Kërvasari të Malishevës.
Komandanti i Stacionit Policor në Malishevë, Nazmi Zogaj, ka bërë të ditur se pas incidentit njësitet policore dhe ekipet e emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Sipas tij, lëndimet kanë qenë të rënda dhe personat e përfshirë janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Prokuroria dyshon se viktima është vrarë nga bashkëshorti i saj, i cili gjithashtu ka pësuar lëndime të rënda dhe po trajtohet në QKUK.
Zogaj ka deklaruar se arma e përdorur dyshohet se ka qenë me leje dhe në pronësi të prindit të të dyshuarit. Rasti është cilësuar nga prokuroria si vrasje e rëndë, ndërsa hetimet janë ende në fazën fillestare.