Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e së dielës në Kurbnesh të Mirditës, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë.
Si pasojë e aksidentit, një person ka humbur jetën, ndërsa dy persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Të lënduarit janë transportuar në spital për trajtim mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e emergjencës dhe njësitet përkatëse të Policisë.
Ende nuk dihen rrethanat që kanë çuar në daljen e automjetit nga rruga dhe përfundimin e tij në greminë.
Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit tragjik.
/Demantim News/