Shpejtim Syla është i riu nga Kosova që humbi jetën të hënën në detin e Shëngjinit.
Për ndarjen e tij nga jeta ka reaguar edhe shkolla “Adem Kastrati” në Gjilan, ku Shpejtimi ishte nxënës për tri vite në drejtimin e Pikturës, të cilin e përfundoi në maj të këtij viti.
Përmes një telegrami ngushëllimi, drejtoria e shkollës shprehu dhimbjen për humbjen e parakohshme të ish-nxënësit, duke iu drejtuar me ngushëllime familjes, të afërmve, profesorëve dhe bashkëmoshatarëve të tij.
“Vdekja e tij e parakohshme është një humbje e madhe për familjen dhe ne që e njohëm”, thuhet në telegramin e shkollës.