Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Domen të Postribës, në qarkun e Shkodrës, ku një banesë është përfshirë nga flakët.
Si pasojë e zjarrit kanë humbur jetën një 24-vjeçare dhe dy fëmijët e saj të mitur, të moshës 1 dhe 3 vjeç.
Policia shqiptare ka konfirmuar rastin, ndërsa bëri të ditur se grupi hetimor, në koordinim me Prokurorinë, po punon për të përcaktuar shkakun e zjarrit dhe për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:10, ndërsa hetimet janë në vazhdim.
/Demantim News/