Flurim Ramaj nga fshati Senik i Malishevës është personi që humbi jetën tragjikisht pas rënies nga një ndërtesë në lagjen Veternik të Prishtinës.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat lokale në Malishevë, ndërsa për ndarjen nga jeta të tij kanë reaguar edhe familjarë të viktimës.
Rasti tragjik është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.
Autoritetet pritet të japin detaje të tjera pas përfundimit të veprimeve hetimore.