August 24, 2026
1 min read

Tragjedia në Kune: Ky është 18-vjeçari nga Kosova që humbi jetën

Një 18-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën tragjikisht në zonën e Kunes në Shëngjin, ndërsa viktima është identifikuar si Shpëtim Syla.

I riu është gjetur pa shenja jete në ujë. Rrethanat e sakta të ngjarjes ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa autoritetet po hetojnë nëse vdekja ka ardhur si pasojë e mbytjes apo e një arresti kardiak.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e Lezhës, ku pritet të kryhet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Latest from Blog

Go toTop