Një zjarr shpërtheu dje pasdite në një banesë në Malishevë, ku nga tymi që u shpërnda me shpejtësi i mori jetën një 35 vjeçari dhe dy fëmijëve të tij, 9 e 12 vjeç.
Lidhur me këtë tragjedi ka folur në emisionin “Ora 7” gazetarja e Klan Kosova, Amantina Hasani, e cila ka përcjellë ngjarjen nga afër.
“Banesa nuk ka marrë zjarr në tërësi, më shumë gjithçka ka qenë e përfshirë nga tymi. Kur janë futur brenda (banorët), e gjithë hapësira ka qenë e mbushur me tym, por nuk kanë pasur plagë nga zjarri, siç është konfirmuar edhe nga emergjenca”, tha ajo.
Hasani deklaroi po ashtu se viktima ka lënë pas edhe dy fëmijë të tjerë.
“Ai ka lënë pas vetes edhe dy fëmijë të tjerë, 13 dhe 4 vjeç. Çifti ka qenë i divorcuar prej disa kohësh”, u shpreh Hasani.